Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Daka: Materiali zgjedhor i veriut tashmë është në jug

Anëtarët e KQZ-së nuk janë njëzëri nëse kanë marrë informatën zyrtare që materiali zgjedhor për katër komunat në veri është nisur për në qendrën e numërimit. Disa nuk e kanë informatën, disa besojnë se do vijnë shpejtë, e vet Valdete Daka për KosovaPress thotë se ai material tashmë ka arritur në pjesën jugore të vendit....

Postim

Thaçi: I patëm tri qëllime, ia arritëm

(I plotësi) Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se PDK-ja ka shënuar fitore në 15 komuna duke qenë të parët, madje në disa pa balotazh, derisa si parti kanë shënuar rritje të votave. Ai para shumë simpatizantëve të PDK-së në Sheshin 21, ka thënë se janë të bindur në fitoren e shumicës së komunave...

Postim

Në dy qendra votimi në Suharekë mungojnë vulat

Sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovë, edhe në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre. Ndërsa, zëdhënësi i...

Postim

Sot dihen fituesit e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” pritet që sot të bëjnë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Derisa KQZ-ja ende nuk ka njoftuar se kur do të dal me rezultatet, “Demokracia në Veprim”, ka paralajmëruar që në mesditë do të paraqesë deklaratat preliminare në lidhje me...

Postim

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i, ka ndërhyrë mbrëmë pas sulmeve të ekstremistëve serbë në vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, ka bërë publike sot KFOR-i përmes një komunikate. “Dje, në orët e hershme të pasditës pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë me shpejtësi pas sulmeve në vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it,...

Postim

Qeveria gjermane dënon incidentet gjatë votimeve në Kosovë

Qeveria e Gjermanisë u shpreh me shqetësim duke i dënuar trazirat që u shkaktuan gjatë votimeve për pushtetin lokal në Kosovë, por thekson se incidentet e së dielës “nuk do ta pengojnë kursin e nisur të arsyes dhe ekuilibrit në rajon”, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert të hënën në Berlin.Në përgjithësi Qeveria gjermane e përshëndeti...

Postim

Konfuzion në veri të Kosovës

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u zhvilluan në atmosferën e dhunës dhe kërcënimeve. Kundërshtarët e zgjedhjeve shpallën suksesin e bojkotit, në Beograd vlerësohet se një gjë e tillë komplikon situatën e serbëve.Kjo mund të pritej që gjatë zgjedhjeve në veriun e Kosovës mund të kishte konfrontime politike dhe fizike, sepse fushata bojkotuese ka qenë...

Postim

Materiali zgjedhor nga Mitrovica e Veriut ka humbur

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e...

Postim

Komisionerët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në veri

Komisionerët shqiptarë janë penguar për të shkuar në veri të Mitrovicës. Tash për tash nuk është gjetur ndonjë mënyrë për dërgimin e tyre në veri. Nuk dihet kush do t’i dërgojë ata në vendvotimet në këtë pjesë të kosovës. Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të...

Postim

Jacobson: Do të udhëtoj në mbarë Kosovën për të vëzhguar zgjedhjet

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson ka shfrytëzuar rrjetin social twitter për të komentuar rreth zgjedhjeve. Ajo ka thënë se shpreson në zgjedhje fer, dhe se do të jetë vetë vëzhguese e këtyre zgjedhjeve. “Do udhëtojë rreth Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet. Shpresoj qe do të jenë të sigurta dhe fer dhe me pjesëmarrje të...