Komisionerët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në veri

Komisionerët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në veri

Komisionerët shqiptarë janë penguar për të shkuar në veri të Mitrovicës. Tash për tash nuk është gjetur ndonjë mënyrë për dërgimin e tyre në veri. Nuk dihet kush do t’i dërgojë ata në vendvotimet në këtë pjesë të kosovës.

Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të jenë nëpër qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, nuk kanë arritur deri tani të shkojnë nëpër këto qendra.