Kategori: <span>Uncategorized</span>

Postim

THAÇI: DO TA KALOJMË TESTIN (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka deklaruar se këto janë zgjedhjet historike për shtetin tonë për shkak se janë zgjedhjet e para  të lira që organizohen në tërë territorin e Kosovës.

Postim

Arrestohet Vëzhguesi i VV në Gjakovë

Në orën 16:55 është arrestuar Besik Hasanaj vëzhgues i Vetëvendosjes në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë.  Sinan Hajdari drejtori i shkollës  “Kadri Kusari”, ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë arrestimin e vëzhguesit të VV-së por ka thënë se nuk e di se për se për çfarë motive është bërë kjo.

Postim

LDK: Presim fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e kënaqur me procesin zgjedhor në gjithë Kosovën. Zëdhënësja e Shtabit Qendror Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjollca Osmani ka thënë se LDK pret fitore në shumicën e komunave, ndërsa shprehu keqarje për incidentet në veri. Ajo ka thënë se në ora 21:00 presin rezultate konkrete të cilat...

Postim

DnV nesër do të dalë me rezultatet preliminare

Demokracia në Veprim ka filluar me publikimin e rezultateve preliminare nga 8 komunat më të mëdha të Kosovës, të cilat po ndryshojnë varësisht nga të dhënat nga tereni. Përfaqësuesit e kësaj organizate bënë të ditur se rezultatet preliminare do të publikohen nesër dhe aty mund të dihet se kush do të jetë fitues për kryetar...

Postim

Shtatë raste për vepra penale, 18 persona shoqërohen në polici

Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani hetuesit policor nga të gjitha drejtoritë rajonale kanë iniciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe 18 persona janë shoqëruar në polici.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë  se kryesisht këto raste janë të...

Postim

Luftë speciale me komunikata në Malishevë

Në Malishevë, në ditën e zgjedhjeve është duke u zhvilluar një luftë speciale e subjekteve politike me anë të komunikatave për opinion dhe media. Nga atje sot ka pasur më së shumti akuza e kundërakuza për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. E fundit ndër të ishte komunikata e Iniciativës Qytetare për Malishevën, sipas së cilës një...

Postim

Partia e Fortë shpall fitoren në Prishtinë

Pas mbylljes së vendvotimeve në Prishtinë, Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortës, Visar Arifaj ka shpallur fitoren në Komunë e Prishtinës. Ai shpalli fitoren gjatë një konference për media “ku kjo Fitore vjen nga nënkryetarët e kësaj partie që vijnë nga terreni”. Sipas tij, ata kanë fituar më së shumti vota në lagjet më të...

Postim

KQZ: Zgjedhje të suksesshme; pjesëmarrja 45.79%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e konsideron jo të lehtë por të suksesshëm përmbylljen e procesit zgjedhorë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përkundër mbylljes para kohe të qendrave të votimit në katër komunat veriore të vendit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e fundit për media, komunikoi se pjesëmarrja qytetare në zgjedhje...

Postim

Rezultati në Pejë, befasi për AAK-në

(I plotësuar) Rezultatet në Pejë janë një befasi për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por se kjo është si pasojë e neglizhencës së strukturave atje. Kështu pohoi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një konference për media. Ai tha se AAK ka rritje të votës, por ky nuk është rezultat i kënaqshëm. Megjithatë, shpreson...