Luftë speciale me komunikata në Malishevë

Luftë speciale me komunikata në Malishevë

Në Malishevë, në ditën e zgjedhjeve është duke u zhvilluar një luftë speciale e subjekteve politike me anë të komunikatave për opinion dhe media. Nga atje sot ka pasur më së shumti akuza e kundërakuza për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. E fundit ndër të ishte komunikata e Iniciativës Qytetare për Malishevën, sipas së cilës një njësi speciale e Policisë së Kosovës ka hyrë në selinë e PDK-së në këtë qytezë dhe ka marrë disa kuti votimi, natyrisht për t’ia shtuar kutive të votimit nëpër vendvotime të kësaj komune.