LDK: Presim fitore në shumicën e komunave

LDK: Presim fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e kënaqur me procesin zgjedhor në gjithë Kosovën.

Zëdhënësja e Shtabit Qendror Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjollca Osmani ka thënë se LDK pret fitore në shumicën e komunave, ndërsa shprehu keqarje për incidentet në veri.

Ajo ka thënë se në ora 21:00 presin rezultate konkrete të cilat do t’i publikojnë.