Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff kërkon që standardet e treguara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe gjatë balotazhit. Thotë se mund të ketë përpjekje për ta prishur, atje ku gara është e vështirë, si në Gjakovë e Prishtinë, “por, kthimi prapa do të ishte turp”.
Kategori: <span>Uncategorized</span>
Kush ka faj për mbi 100 mijë vota të pavlefshme
Më shumë se 100 mijë vota të pavlefshme kanë dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Mirëpo, zyrtarë të KQZ-së thonë që ende s’e kanë marrë një raport zyrtar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sa u përket votave të pavlefshme. Anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj ka deklaruar se s’ mund të marrin një vendim për...
Mbi 100 mijë vota të pavlefshme
Nga zgjedhjet e 3 Nëntorit kanë dalur më shumë se 100 mijë fletëvotime të pavlefshme. Deri tani nga të dhënat e publikuara del se për kryetarë të komunave janë të pavlefshme 28559 vota ndërsa për kuvendet komunale janë të pavlefshme 81782 vota.
Votuesit me Dokumente të UNMIK-ut Nuk Janë Lejuar të Votojnë në Vushtrri (TV)
Disa qytetarë të regjistruar në listat e votimit nuk janë lejuar të votojnë me letërnjoftime të UNMIK-ut, edhe pse kjo ishte lejuar me një udhëzim nga KQZ-ja. Por në disa qendra votimi në Vushtrri, këtë udhëzim nuk e kishin marrë deri në orët e pasdites.
Ashkalinjtë e Podujevës shesin një votë për 20 euro (Video)
Manipulimi me votë në Kosovë është pjesë e pandashme e sistemit zgjedhor. Edhe pse zgjedhjen e 3 nëntorit u vlerësuan si më të mirat të organizuara kohëve të fundit, por pavarësisht kësaj, sërish kanë nisur të dalin akuzat për manipulime. Këto akuza kryesisht kanë të bëjnë me blerjen e votave.
Shumë ankesa për manipulime në votime
Kreu i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, ka treguar se vetëm në ditën e votimit në PZAP janë pranuar, në afatin ligjor, 172 ankesa.
Vlerësohen mirë Policia dhe Prokuroria
Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një raport mbi zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka vlerësuar qasjen dhe angazhimin e organeve të sigurisë për ndjekjen dhe hetimin e veprave që ndërlidhen me krimet kundër të drejtave të votimit. “Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shënuar progres, gjithnjë duke krahasuar hetimin dhe ndjekjen e...
IKD vlerëson punën e Policisë dhe Prokurorisë gjatë zgjedhjeve
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një raporti për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka vlerësuar qasjen, standardin dhe angazhimin e organeve të sigurisë dhe ndjekjes në hetimin e veprave që ndërlidhen me krimet kundër të drejtave të votimit. Ky raport ka në fokus periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve.
IKD: Progres i Prokurorisë dhe PK-së në zgjedhje
Në këtë raport dhe vlerësimet që bëhen këtu përjashtohet veriu i Kosovës, ku kemi paqartësi sa i përket përgjegjësisë së organeve vendore dhe ndërkombëtare. Megjithatë, një gjë është e qartë se qytetarët si dhe kandidatët politik janë kërcënuar në vazhdimësi që nga fillimi i fushatës si dhe në ditën e votimit. Nga gushti 2013 deri në përfundim...
“Prokuroria dhe Policia duhet të koordinohen më mirë”
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një raporti ka vlerësuar qasjen, standardin dhe angazhimin e organeve të sigurisë dhe ndjekjes në hetimin dhe ndjekjen e veprave që ndërlidhen me krimet kundër të drejtave të votimit. Raporti mbi përgjigjen e organeve të drejtësisë ndaj veprave penale kundër të drejtave të votimit ka në fokus periudhën...