Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një raport mbi zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka vlerësuar qasjen dhe angazhimin e organeve të sigurisë për ndjekjen dhe hetimin e veprave që ndërlidhen me krimet kundër të drejtave të votimit.
“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shënuar progres, gjithnjë duke krahasuar hetimin dhe ndjekjen e krimeve në zgjedhjet 2010”.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar lartë ditën e zgjedhjeve dhe punën e të gjithë akterëve në zgjedhje, ky institut ka nxjerrë edhe disa rekomandime, ku ndër më kryesoret është që të thellohet koordinimi mes PK dhe Prokurorit të Shtetit.