Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff kërkon që standardet e treguara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe gjatë balotazhit. Thotë se mund të ketë përpjekje për ta prishur, atje ku gara është e vështirë, si në Gjakovë e Prishtinë, “por, kthimi prapa do të ishte turp”.