Më shumë se 100 mijë vota të pavlefshme kanë dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Mirëpo, zyrtarë të KQZ-së thonë që ende s’e kanë marrë një raport zyrtar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sa u përket votave të pavlefshme.
Anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj ka deklaruar se s’ mund të marrin një vendim për rivotime nëse s’e kanë një raport final sa u përket votave të pavlefshme.