Prishtinë, 24 janar 2020 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ashpër ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), i cili përmes Draft Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele tenton që parimet dhe standardet e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin sistemor t’i cenojë, duke bërë përpjekje…
Prishtinë, 23 janar 2020 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, të mërkurën, kanë organizuar sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, z. Jorgan K. Andrews, nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL). Andrews ka folur para organizatave të…
Prishtinë, 3 janar 2020 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon fuqishëm ndaj ndërhyrjeve të politikanëve në vendimet gjyqësore, përmes komentimit të tyre. Një ndërhyrje e tillë në pavarësinë e gjyqësorit, po shpërfaqet sot, me rastin e shpalljes së aktgjykimit në rastin e njohur si Pronto. Këtë qasje të politikanëve, IKD e vlerëson të…
Prishtinë, 24 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ashpër ndaj praktikës së instaluar nga disa gjykatës në marrjen e vendimeve, të cilat nuk kanë bazë ligjore, duke obliguar mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë seancat gjyqësore që gjatë raportimit personat e akuzuar të mos identifikohen dhe raportimi të bëhet…
Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për integritetin e kontestuar të procesit të emërimit të Kryeprokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Prokurorinë Themelore (PTH) në Prishtinë. IKD kërkon që të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike nga palët në këtë…
Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes përfaqësuesit të saj, Yll Zekaj, ka marr pjesë në punëtorinë e Odës së Avokatëve të Kosovës në hartimin e draft/programit kornizë të trajnimeve për vitin 2020. Punëtoria dy ditore e mbajtur gjatë vikendit (21 dhe 22 dhjetor) është organizuar nga Qendra Trajnuese e…
Prishtinë, 19 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Fakultetit Juridik dhe Fakultetin e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve për praktikat e sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve të korrupsionit. Me këtë rast, është shfaqur edhe filmi dokumentar “Sinjalizuesit e korrupsionit” i autorit e producentit…
Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Rifat Bllata. IKD reagon për këtë rast dhe rastet e tjera të dhunës së ushtruar ndaj bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, kur ato ndërlidhen me punët e…
Prishtinë, 11 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj sulmeve verbale, ofendimeve dhe presionit ndaj monitorueses së IKD-së në seancën gjyqësore të mbajtur më 9 dhjetor 2019, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. IKD përmes portalit “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 9 dhjetor 2019, lidhur me përdorimin e telefonit nga i…
Prishtinë, 10 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), si pjesë e Koalicionit të Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) për Javën Kundër Korrupsion 2019, të martën, ka mbajtur tryezën e diskutimit: “Amnistia e korrupsionit të profilit të lartë – Sinjalizimet e padëgjuara të korrupsionit nga drejtësia”. Në këtë tryezë u publikuan dy raporte: “Kosova (s)ka korrupsion…
Prishtinë – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes emisionit “Betimi për Drejtësi”, të cilin e prodhon në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), të hënën, ka shfaqur dokumentarin ekskluziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”. Kosova ka një vit që e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe…
Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj dhe Yll Zekaj, të hënën, kanë takuar Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), dhe Drejtorin ekzekutiv të OAK-së, Florim Shefqeti, me qëllim që t’ua dorëzojnë raportet e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit të drejtësisë në vend si…