KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË

02/08/2022

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të programit “Media” është duke kërkuar kolegë/e për tu bashkuar në këto pozita:

  • GAZETAR/E HULUMTUES/E
  • REDAKTOR/E

———————————————————————————————————–

  • GAZETAR/E HULUMTUES/E

PËR POZITËN GAZETAR/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave nga terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Vetëiniciativë për propozimin e temave për hulumtim;
– Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në gazetari apo shkenca shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

———————————————————————————————————–

  • REDAKTOR/E

 PËR POZITËN REDAKTOR/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave për tema me interes publik për hulumtim;
– Propozimi i temave për hulumtim për ekipin e gazetarëve;
– Hulumton lajme në internet dhe merr pjesë në zhvillimin e lajmeve;
– Mban ekipin e organizatës/emisioneve të informuar vazhdimisht për temat aktuale dhe materialet që ia vlejnë të eksplorohen;
– Përgatitë draft skenarë për storie hulumtuese dhe analitike;
– Kujdeset për llogaritë e organizatës/emisioneve/produkteve mediale në Facebook, YouTube dhe Instagram, dhe hulumton mundësi të reja për përdorimin e platformave të tjera për të arritur audienca të reja;
– Poston përmbajtjen e organizatës/emisioneve/produkteve mediale në mediat sociale dhe sigurohet që përmbajtja është e përshtatshme për kërkimet në Google;
– Prodhon përmbajtje të veçantë për mediat sociale për të gjitha produktet mediale të organitës/emisioneve;
– Përgatitë dhe reklamon përmbajtje në mediat sociale, shënjestron audienca, përcjell performancën;
– Planifikon dhe krijon anketa, kuize ose forma të tjera të ndërveprimit me audiencën e organizatës/emisionedeve dhe produkeve mediale në mediat sociale;
– Përgjigjet/përcjell mesazhet e dërguara në mediat sociale, moderon diskutimet në postime në përputhje me standardet më të larta të komunikimit.

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në gazetari apo shkenca shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari dhe redaktim;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune. IKD në kuadër të programit “Media” zhvillon gazetari hulumtuese dhe prodhon produkte mediatike, të cilat publikohen/transmetohen në platformën informuese për sundimin e ligjit “Betimi për Drejtësi” si dhe përmes disa emisioneve televizive të specializuara për drejtësi. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen gratë si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 15 gusht 2022 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: punesim@kli-ks.org me titull:

  • Aplikim për Gazetar/e; ose
  • Aplikim për Redaktor/e.