Prishtinë, 26 Prill 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka mbajtur konferencë për media, ku është prezantuar raporti me titull “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023”. Ky raport përmbanë gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet si rezultat i monitorimit që IKD i ka bërë punës së…
Prishtinë, 17 Prill 2024 – Në ditën kur për të disatën herë me radhë, qytetarët e Republikës së Kosovës u tronditën nga një tjetër vrasje e grave, askush nuk mori përsipër dështimin, askush nuk reflektoi, askush nuk dha dorëheqje. Përkundrazi, të gjitha institucionet shtetërore nxituan që përmes formave të ndryshme, të shpërfaqin “punën” e tyre…
Qeveria e Kosovës, gjatë muajit mars 2024 mbajti gjashtë mbledhje dhe mori 35 vendime. Në agjendën legjislative për muajin mars 2024, janë planifikuar për miratim 21 projektligje, derisa qeveria ka miratuar vetëm një sipas planifikimeve dhe një projektligj të planifikuar në muajin shkurt e ka miratuar në këtë muaj. Një projektligj të planifikuar në muajin…
Prishtinë, 22 mars 2024: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund të premten ka publikuar raportin “PRIORITETET – që vazhdojnë të mos arrihen”. Ky raport është rezultat i monitorimit të drejt për drejt që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023. Kreu i Qeverisë kishte…
Prishtinë, 18 mars 2024– Organizatat joqeveritare të poshtëshënuara i bëjnë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që në përputhje me kompetencat që ka, të garantojë përfaqësimin gjinor në përbërjen e KPK-së me rastin e votimit për anëtarin e ri të Këshillit nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). KPK nga…
Prishtinë, 05 mars 2024 – Studentët e grupit të gjashtë të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të martën, kanë përfunduar me sukses edhe aktivitetin e fundit, duke bërë prezantimin e një seance të simuluar gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Rasti i simuluar është ndërtuar dhe prezantuar nga studentët pjesëmarrës nën mentorimin…
Prishtinë, 4 mars 2024 – Organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara i bëjnë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës që në përputhje me kompetencat që ka, pas mos dekretimit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, të shpallë konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit…
Qeveria e Kosovës, gjatë muajit shkurt 2024 mbajti tre mbledhje dhe mori 27 vendime. Pas kërkesës së IKD-së, Zyra e Kryeministrit rregulloi disa afate në Programin Legjislativ të cilat ishin vendosur në mënyrë të gabuar. Qeveria e Kosovës, në agjendën legjislative për muajin shkurt 2024, ka planifikuar për miratim katër projektligje, ajo ka miratuar dy…
Prishtinë 29 shkurt, 2024 – Të premten e javës së kaluar, më 23 shkurt 2024, IKD i është drejtuar Minsitrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati me një kërkesë për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues sipas Ligjit për…
Prishtinë, 26 shkurt 2024 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikave Ligjore. Në këtë drejtim, hapet thirrja për aftësimin e grupit të radhës të studentëve të Fakultetit Juridik. Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita…
Jemi thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga ngjarja tragjike e fundit në Gjakovë, ku një vajzë e re 4 vjeçare humbi jetën në rrethana që sugjerojnë një neglizhencë të rëndë mjekësore dhe diskriminim të mundshëm. Ky ngjarje e rëndë nuk ka lënë vetëm një familje në dhimbje të papërballueshme, por ka ngritur edhe shqetësime…
Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të hënën është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së. Ky trajnim përfshiu informimin e studentëve lidhur me pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Studentët janë njoftuar me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet…