Prishtinë, 21 maj 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në partneritet me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), Qendra për Gazetari Hulumtuese (Scoop Macedonia) dhe Shoqëria Akademike Romune (RAS), me përkrahje të Bashkimit Evropian, organizoi një punëtori dy ditore (20 dhe 21 maj 2026), me titull “Identifikimi dhe adresimi i dezinformimit anti-BE dhe anti-perëndimor”.
Në këtë punëtori morrën pjesë ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile e medieve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Romania, si dhe partnerë ndërkombëtarë, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshilli i Evropës, Ambasada e Francës në Kosovë, Misioni i OSBE në Kosovë dhe Global Initiative.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të kontribuojë në zhvillimin e një “toolkit”-i praktik rajonal për identifikimin, kuptimin dhe adresimin e dezinformimit, me fokus të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë, institucionet, drejtësinë, si dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Punëtoria u zhvillua në një format interaktiv dhe praktik, ku pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime në grupe dhe ushtrime të strukturuara bashkë-krijuese.
Fokusi kryesor i diskutimeve ishte:
• identifikimi i narrativave kryesore dezinformuese anti BE dhe anti- perendimore,
• analizimi i cenueshmërisë dhe grupeve më të prekura,
• si dhe ofrimi i rekomandimeve, shembujve praktikë dhe komenteve për zhvillimin e strukturës së toolkit-it.
