Nuhi Ukës i Ndryshohet Akuza (TV )

Nuhi Ukës i Ndryshohet Akuza (TV )

Nuhi Ukës ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, të enjten i është ndryshuar akuza. Ai ngarkohej për ndihmë në nxjerrjen e veprimeve të kundërligjshme ligjore, ndërsa tash akuzohet për shtytje të këtyre veprimeve. Ai bashkë me 9 persona të tjerë dyshohet për tjetërsimin e 15 rasteve të pronave të kombinatit bujqësor “KBI Kosova Eksport”, duke i kthyer nga prona shoqërore në pronë private. Kjo gjë mendohet të ketë shkaktuar 60 milionë euro dëm.