Akademia për Drejtësi Sociale: katër ditë për të drejta sociale më të qasshme dhe më të zbatueshme

Akademia për Drejtësi Sociale: katër ditë për të drejta sociale më të qasshme dhe më të zbatueshme

Akademia për Drejtësi Sociale: katër ditë për të drejta sociale më të qasshme dhe më të zbatueshme

Prishtinë, 20 tetor 2026 – Për katër ditë, Akademia për Drejtësi Sociale bëri bashkë 30 pjesëmarrës, ligjërues dhe profesionistë për të diskutuar se si të drejtat sociale mund të bëhen më të qasshme dhe më të zbatueshme për qytetarët.

Përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe diskutimeve, trajtuam përgjegjësitë institucionale, barazinë dhe qasjen në drejtësi, të drejtat në marrëdhënien e punës, kontratat kolektive, pensionet, procesin legjislativ, parimet kushtetuese dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Këto katër ditë treguan se drejtësia sociale nuk është vetëm një koncept juridik. Ajo lidhet me mundësinë për të punuar me dinjitet, për të pasur qasje në shërbime, për të marrë mbrojtje kur një e drejtë shkelet dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

Faleminderit secilit pjesëmarrës për përkushtimin, ligjëruesve për ekspertizën e ndarë dhe ekipit organizativ për punën e bërë. Akademia për Drejtësi Sociale organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).

Për t’iu rikthyer temave dhe momenteve nga secila ditë e Akademisë:

Dita e parë
https://www.facebook.com/share/p/14z2vvQBEmZ/

Dita e dytë
https://www.facebook.com/share/p/1DeErosm9k/

Dita e tretë
https://www.facebook.com/share/p/1ExHvtzg4B/

Dita e katërt – Ligjërata e parë
https://www.facebook.com/share/p/19aoQijPAX/

Dita e katërt – Ligjërata e dytë
https://www.facebook.com/share/p/14wGo7wZQtY/

#AkademiaPërDrejtësiSociale #IKD #NED #DrejtësiaSociale