PROKURIMI PUBLIK SEKTORI MË I KORRUPTUAR NË KOSOVË?

PROKURIMI PUBLIK SEKTORI MË I KORRUPTUAR NË KOSOVË?

Prokurimi Publik në Kosovë mbetet ndër sektorët ku dyshohet se ka më së shumti korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike. Udhëheqësi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, thotë se gjendja në prokurimin publik po shkon drejt përmirësimit.

Në një intervistë për Radio Kosovën ai thekson se janë duke u angazhuar për luftimin e korrupsionit, por edhe dukurive tjera negative, si favorizimit apo diskriminimit. Këtë sipas tij po e bëjnë falë mbështetjes së mekanizmave ndërkombëtarë.