Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Fadil Ismajlit për kryerjen e veprës penale “mos raportim,ose raportim i rremë i pasurisë”. Ministri Ismajli mohon pretendimet e prokurorisë. Thotë se e deklaroi tërësisht pasurinë dhe në afat të rregullt
Një prokuror vendor ka ngritur aktakuzë ndaj Fadil Ismajlit, ministër për Zhvillim Ekonomik.
E ngritur më 22 tetor të vitit të kaluar, aktakuza e rëndon ministrin Ismajli për kryerjen e veprës penale “mos-raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër ose detyrimeve financiare”.