Vuçiq kërkoi të ndërhyjnë forcat serbe në Kosovë

Vuçiq kërkoi të ndërhyjnë forcat serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç transmeton agjencia shtetërore e lajmeve e Serbisë, Tanjug, ka kërkuar sot nga bashkësia ndërkombëtare që t’i lejojë Serbisë të ndërhyjë 45 minuta dhe të vendos rend pas sulmit të ekstremistëve në vendvotimin në shkollën fillore “Sveti Sava” në pjesën veriore të Mitrovicës.