Policia e Kosovës e gatshme dhe me plan për zgjedhjet e së dielës

Policia e Kosovës e gatshme dhe me plan për zgjedhjet e së dielës

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, sot u bisedua për zbatimin e planit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se fushata deri sot ka kaluar mirë, pa incidente madhore dhe “mund të themi lirisht se policia ka pasur një rol kyç, i ka marrë me seriozitet të lartë angazhimet, planet, koordinimet me institucionet vendore e ndërkombëtare, në mënyrë që ky proces të kalojë sa më mirë që të jetë e mundshme”.