THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi

THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi

THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi

Prishtinë, 12 tetor 2026 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikave Ligjore. Në këtë drejtim, hapet thirrja për aftësimin e grupit të radhës të studentëve të Fakultetit Juridik.

Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për studentë të Fakultetit Juridik, për mentorim dhe aftësim në praktikë profesionale juridike, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera relevante.

Pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore do të kenë mundësinë që përmes trajnimeve dhe aktiviteteve praktike të ngritin njohuritë e tyre profesionale për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Studentëve pjesëmarrës u mundësohet që të shohin nga afër zhvillimin e seancave gjyqësore, të jenë pjesë e trajtimit të drejtpërdrejtë të rasteve reale të palëve përfitues të ndihmës juridike falas në Qendrën për Ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD), të vizitojnë institucione të ndryshme të ndërlidhura me sistemin e drejtësisë, si dhe të jenë pjesë e aktiviteteve të tjera praktike sikurse simulimi i seancës gjyqësore.

Përmes njohurive të fituara në kuadër të programit të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së, studentët do të aftësohen për njohjen e procedurave ligjore dhe në përgjithësi zbatimin e ligjeve në praktikë.

Ky program zgjat 15 javë, ku orari i aktiviteteve dërgohet dhe elaborohet përgjatë takimit të parë të grupit. Në përfundim të programit, studentët do të marrin certifikata. Po ashtu, ata të cilët tregojnë aftësi dhe interesim të mëtejmë, sipas mundësive të organizatës, mund të punësohen në IKD, apo edhe të referohen tek institucione të tjera.

Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij programi, duhet të plotësojnë këto kushte:

– Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;

– Të jenë studentë të vitit të tretë, të katërt ose në studimet Master, në Fakultetin Juridik.
Konkursi është i hapur nga data 12 tetor deri më 20 tetor 2026.

Programi pritet të fillojë gjatë javës midis 26-30 tetor 2026. Të gjitha aktivitetet zhvillohen në Prishtinë. Ky angazhim përfshin aftësim profesional për studentët dhe jo angazhim si praktikantë, prandaj dhe pjesëmarrja nuk kompensohet me pagesë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– CV personale
– Certifikata e notave (ose vërtetimi i notave nga sistemi SEMS)

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin interesimin e tyre, duke kontaktuar përmes e-mail adresës: aplikimet@kli-ks.org, me titull: Aplikim për Pjesëmarrje në Klinikën Ligjore – Tetor 2026, ku bashkëngjiten dokumentet e mësipërme të skanuara.

– Kandidatët nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë do të kenë përparësi.