Pavarësisht se në zgjedhjet e kaluara në Kosovë ka pasur votim me kusht, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nuk do t’iu mundësohet qytetarëve të Kosovës një gjë e tillë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nuk do të ketë votim me kusht, jashtë komunës.