IKD diskuton me studentët në Pejë për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët në Pejë për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët në Pejë për Nismën Legjislative Qytetare

Pejë, 13 tetor 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur sot ligjëratë dhe takim diskutues me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të prezantimit të Nismës Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ligjërata u mbajt nga Qemajl Marmullakaj, Hulumtues i Lartë në IKD, i cili prezantoi të drejtën e qytetarëve për nismë legjislative, procesin përmes të cilit qytetarët mund të propozojnë ndryshime ligjore, si dhe përmbajtjen dhe arsyetimin e propozimeve të IKD-së.

Në fokus të diskutimit ishin dy propozimet e nismës: sanksionimi penal i moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimi penal i përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Gjatë takimit, studentët patën mundësi të diskutojnë për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, arsyet që kanë çuar në ndërmarrjen e nismës dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligjvënës.

Në përfundim të aktivitetit, studentëve iu ofrua mundësia që, në mënyrë vullnetare, ta mbështesin me nënshkrimin e tyre Nismën Legjislative Qytetare.

IKD falënderon Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, stafin akademik dhe studentët për pritjen, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar ndaj nismës.