IKD diskuton me studentët e Kolegjit AAB për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët e Kolegjit AAB për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët e Kolegjit AAB për Nismën Legjislative Qytetare

Prishtinë, 10 tetor 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur sot ligjëratë dhe takim diskutues me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, në kuadër të prezantimit të Nismës Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ligjërata u mbajt nga Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i IKD-së, dhe Naim Jakaj, Hulumtues i Lartë në IKD, të cilët prezantuan të drejtën e qytetarëve për nismë legjislative, procesin që duhet ndjekur për ndryshimin e ligjit, si dhe përmbajtjen dhe arsyetimin e propozimeve të IKD-së.

Në fokus të diskutimit ishin dy propozimet e nismës: sanksionimi penal i moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimi penal i përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Ligjërata u zhvillua në formë bashkëbisedimi me studentët, të cilët parashtruan pyetje dhe diskutuan me përfaqësuesit e IKD-së për propozimet konkrete, nevojën për ndryshimin e Kodit Penal dhe rolin e qytetarëve në procesin ligjvënës.

Në përfundim të aktivitetit, studentët patën mundësi edhe të mbështesin me nënshkrimin e tyre Nismën Legjislative Qytetare.

IKD falënderon Kolegjin AAB, Fakultetin Juridik dhe studentët për pritjen, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar ndaj nismës.