Të gjitha detyrat dhe plani policor për ditën e zgjedhjeve duhet të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë – tha i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni .
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi fushata nuk pati probleme madhore dhe se policia e ka marr me seriozitet angazhimin e saj.
“Fushata deri sot ka kaluar mirë pa incidente madhore dhe mund të themi lirisht se PK-ja ka pasur një rol kyç, PK-ja i ka marrë me seriozitet të lartë angazhimet, planet, koordinimet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që ky proces të kalojë sa më mirë që të jetë e mundshme”.