IKD pjesë e Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit

IKD pjesë e Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit

IKD pjesë e Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po merr pjesë në  Konferencën e Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, që po mbahet në Atlanta, Georgia, të SHBA-ve nga 11-15 dhjetor 2023.

Në këtë konferencë IKD po përfaqësohet nga znj. Arrita Rezniqi, menaxhere e programit dhe koordinatore e Qendrës për Ndihmë Juridike falas të IKD-së dhe znj. Fjorda Vllasolli, menaxhere e programit.

Konferenca e Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit është forumi kryesor global i përqendruar në zbatimin e angazhimeve kundër korrupsionit të parashikuara në Konventë. Një nga qëllimet kryesore të konferencës është edhe mundësimi që komuniteti ndërkombëtar të bëjë hapa domethënës në luftën globale kundër korrupsionit.

Krahas Konferencës, përfaqësueset nga IKD kanë marrë pjesë edhe në Simpoziumin Akademik të mbajtur më 09 dhjetor, si dhe Forumin e Shoqërisë Civile të mbajtur më 10 dhjetor 2023, të organizuara nga shteti pritës – SHBA, në Atlanta, Georgia.

Pjesëmarrja e IKD-së në këtë konferencë është realizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).