HARROJENI MSA-NË DHE VIZAT NËSE MANIPULONI ZGJEDHJET

HARROJENI MSA-NË DHE VIZAT NËSE MANIPULONI ZGJEDHJET

Zgjedhjet lokale të kësaj fundjave mund të sjellin lajm të keq nga Bashkimi Evropian për procesin integrues dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse ato nuk përmbushin standartet për zgjedhje të lira, të rregullta dhe demokratike. Kështu janë shprehur ambasadori gjerman në Kosovë , Peter Blomeyer dhe ambasadorja franceze, Maryse Daviet, në një intervistë për emisionin “Target” në RTK.