Të Vdekurit me Certifikata në Listat e Votuesve

Të Vdekurit me Certifikata në Listat e Votuesve

Në së paku tri raste familjarët posedojnë certifikatat e vdekjes për të afërmit e tyre, ndërsa këta të fundit megjithatë ende gjenden në listat e votuesve.

Xhemali Sokoli ka vdekur më 1 gusht 2008 në Prishtinë, ndërsa familja e tij e ka raportuar vdekjen dy javë më vonë më 15 gusht 2008, gjë për të cilën posedon edhe certifikatën e vdekjes.

Megjithatë emri i tij figuron ende në listat zgjedhore të KQZ-së për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.