Mbahet takim konsultativ me monitoruesit e gjykimeve nga qytetarët laik

Mbahet takim konsultativ me monitoruesit e gjykimeve nga qytetarët laik

Mbahet takim konsultativ me monitoruesit e gjykimeve nga qytetarët laik

Prishtinë, 9 mars 2023 – Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), si dhe përfaqësuesit e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë mbajtur një takim konsultativ në platformën ZOOM, me 20 monitoruesit laik përfitues të projektit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe ngritja e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”,

Ndryshe, ky projekt po realizohet ne bashkëpunim mes IKD-së dhe EULEX. Tema e këtij takimi ishte diskutimi i sfidave qe kane hasur qytetarët gjatë monitorimit te seancave gjyqësore si dhe përshtypjet e tyre qe kanë fituar gjatë këtij procesi. 

Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje, e qe rendësi e veçante ju kushtua, çështjes se ngritjes se besimit tek qytetarët ne sistemin e drejtësisë, ku monitoruesit kishin mundësin të shprehnin mendimet e tyre lidhur me përshtypjet qe kishin para dhe pas procesit te monitorimi.

Sipas monitoruesve, ne fillim ata nuk e kishin idenë se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe çka ishte me më rendësi niveli i besimit ne sistemin e drejtësisë ishte tejet i ulet, kurse tani pas monitorimi te këtyre seancave, qytetarët kishin një përshtypje krejt tjetër lidhur me sistemin e drejtësisë, pra kishte një ngritje te besimit ne sistemin e drejtësisë.

Pra, ndër gjerat qe kishin lënë më se shumti përshtypje tek monitoruesit ishin përgatitja dhe prezantimi i lëndëve ne gjykata, e ku sipas tyre ata kishin pasur përshtypjen se te gjitha vendimet merren ne mënyrë arbitrare dhe fare nuk merren ne konsideratë deklaratat e dëshmitarëve dhe nuk bëhet prezantim dhe vlerësim i provave. Mirëpo, gjatë monitorimit ata kishin parë nga afër formën e zhvillimit të seancave gjyqësore dhe kjo ishte arsyeja e ngritjes se besimit ne sistemin e drejtësisë.

Në vazhdim, qytetarët monitorues rekomanduan qe projekte te ngjashme te zhvillohen më shpesh në të ardhmen pasi qe sipas tyre kjo do të kishte një ndikim shumë pozitiv në informimin e publikut lidhur me sistemin e drejtësisë. Ata njëkohësisht shprehen gatishmëri për vazhdimin vullnetarë të monitorimit te rasteve te ndryshme, qe u kishin lënë më së shumti përshtypje.