AAK: Krim elektoral në Ratkoc

AAK: Krim elektoral në Ratkoc

Dega e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Rahovec shprehet e shqetësuar me faktin se, mbi 1000 votues, banorë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit, janë bartur në qendrën e votimit në Drenoc. Ky proces i dëmshëm bie ndesh me ligjin për zgjedhjet, si dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke iu mohuar e drejta themelore për të votuar lirshëm dhe në përputhje me vullnetin e tyre.