Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit.
Ky vendim është marrë me kërkesën e Lidhjes Demokratike të cilët me anë të një letre kanë shprehur shqetësime për siç kanë thënë informacionet e pranuara nga qytetarët gjithandej Kosovës, lidhur me udhëzimet që u bëhen nga subjektet e caktuara politike për të dëshmuar votën e tyre përmes fotografimit të fletëvotimit.