Shqiptimi minimal i dënimeve për personat të cilët kanë manipuluar me votat e qytetarëve në zgjedhjet e fundit, hap rrugë që problemet e njëjta të përsëriten edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, vlerësojnë përfaqësues të Demokracisë në Veprim dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Andaj ata kërkojnë dënim me të rreptë të personave të cilët manipulojnë me votat e qytetarëve.