Me iniciativë të Kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh Kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, është mbajtur takim me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor, z. Haki Krasniqi, përfaqësuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, përfaqësues të shoqërisë civile nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.