Me iniciativë të Kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, është mbajtur një takim të enjten me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Haki Krasniqi, përfaqësuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, përfaqësues të shoqërisë civile nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, z. Betim Musliu, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.