Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD-së me adresë të re! Nga sot, zyrat e QNJ-IKD në Prishtinë, ndodhen në rr. Ilaz Agushi, nr. 146, kati 1 (në rrugicën përballë shkollës së mesme “Sami Frashëri”). Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë juridike falas, mund të na vizitojnë…
Juristët e IKD, të hënën dhe të martën, kanë mbajtur disa ligjërata në shkolla të mesme të Komunës së Mitrovicës, me temë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale. Këto ligjërata kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të nxënësve të shkollave të mesme për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale. Ligjërata të…
Prishtinë, 16 maj 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale ka organizuar punëtorinë e tretë për grupin e radhës të Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Arbitrazhi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve”, që u ligjërua nga znj….
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë muajit prill 2022 ka miratuar tre projektligje të cilat kanë qenë të parapara të vendosen në rend të ditës në muajin maj dhe qershor 2022. Projektligjet e miratuara janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit…
Prishtinë, 04 maj 2022 – Studentët e Klinikës Ligjore të organizuar në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi, janë aftësuar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ata kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të shohin, mësojnë dhe praktikojnë hartimin e një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të diskutojnë raste…
Të martën (26 prill 2022), emisioni Tempus, i transmetuar në KTV—produkt i Institutit të Kosovës për Drejtësi/Betimit për Drejtësi dhe grupit KOHA—shfaqi episodin “Trajtimi i rasteve të dhunës në familje.” Në këtë episod, mes tjerash, u shfaq rrëfimi i një gruaje, viktimë e dhunës në familje, e cila prej kohësh ballafaqohet me dhunë në familje…
Prishtinë, 22 prill 2022 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, z. Yll Zekaj dhe Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore, znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar të premten Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK). Ata janë pritur nga drejtori…
Prishtinë, prill 2022 – Në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të organizuar nga Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), studentët pjesëmarrës në vazhdimësi trajtojnë dhe zgjidhin raste reale të pranuara në Qendrën për Ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD). Studentët përgjatë këtij aktiviteti kanë mundësi…
Prishtinë, 19 prill 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e dytë për studentët e Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie të së martës ishte “Ndërmjetësimi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”, që u ligjërua nga…
Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) të shoqëruar nga Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, z. Yll Zekaj dhe Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese. Ata janë pritur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka – Nimani dhe…
Të mërkurën, më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës votoi unanimisht që Blerim Isufaj të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit. Propozimi i Këshillit Prokurorial do të dërgohet tek Presidentja e vendit, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin. Ky propozim për emërim të Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit bëhet nga Këshilli Prokurorial…
Prishtinë, 4 prill – Në muajin mars Qeveria e Kosovës ka mbajtur tri (3) mbledhje, ka nxjerrë 57 vendime, dhe ka shqyrtuar dhe miratuar vetëm gjashtë (6) nga 19 projektligje të planifikuara në muajin mars në programin legjislativ të vitit 2022. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) monitoron në vazhdimësi punën e Qeverisë së Republikës…