Selanik, 23 nëntor 2023: Instituti i Kosovës për Drejtësi ka marrë pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Mirëbesimit në Kosovë: Në Mbështetje të Solidaritetit për Një të Ardhme më të Mirë, një iniciativë që fokusohet në ndërtimin e mirëbesimit në nivel komuniteti mes komuniteteve të ndryshme. Në këtë Forum i cili u mbajt në Selanik, Greqi, nga data 21 deri më 23 nëntor 2023, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kanë marrë pjesë Arrita Rezniqi dhe Gzim Shala, menaxherë të programeve në IKD.
Në këtë forum, përgjatë tri ditëve, Arrita Rezniqi nga IKD, ka udhëhequr si moderatore grupin për “Sundimin e Ligjin”, nga i cili, në përfundim të forumit edhe ka prezantuar rekomandimet e dala dhe pikat e veprimit për secilin nga rekomandimet.