Prishtinë, 26 shkurt 2024 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikave Ligjore. Në këtë drejtim, hapet thirrja për aftësimin e grupit të radhës të studentëve të Fakultetit Juridik. Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita…
Jemi thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga ngjarja tragjike e fundit në Gjakovë, ku një vajzë e re 4 vjeçare humbi jetën në rrethana që sugjerojnë një neglizhencë të rëndë mjekësore dhe diskriminim të mundshëm. Ky ngjarje e rëndë nuk ka lënë vetëm një familje në dhimbje të papërballueshme, por ka ngritur edhe shqetësime…
Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të hënën është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së. Ky trajnim përfshiu informimin e studentëve lidhur me pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Studentët janë njoftuar me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet…
Prishtinë, 08 shkurt 2024: Aktiviteti i mbajtur është vazhdimësi e informimit të studentëve me procesin e politik bërjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës duke u fokusuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë së Sundimit të Ligjit. Studentët, janë njoftuar me detajet e këtij procesi, substancën e Strategjisë…
Prishtinë, 6 shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ashtu që ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me…
Qeveria e Kosovës, gjatë muajit janar 2024 mbajti shtatë mbledhje dhe mori 33 vendime. Ajo miratoi Programin Legjislativ për vitin 2024 në të cilin program deri në fund të këtij viti ka planifikuar miratimin e 102 projektligjeve. Qeveria e Kosovës, në agjendën legjislative për muajin janar 2024, nuk ka planifikuar për miratim asnjë projektligj. Ajo…
Prishtinë, 25 janar 2024 – Instituti i Kosovës (IKD) ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës. Përmes padisë, IKD ka kërkuar nga gjykata anulimin e Vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës…
Prishtinë, 25 janar 2024 – Të enjten, Instituti i Kosovës (IKD) për Drejtësi dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e pozitës dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të personave LGBTIQ+ në Kosovë. Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga z. Ehat Miftaraj, Drejtor…
Prishtinë, 20 janar 2024: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizik në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Vendimi i nxjerrë…
Prishtinë, 18 janar 2024 – Në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) të enjten është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së. Trajnimi u përqendrua tek informimi i studentëve lidhur me mbikëqyrjen parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Studentët janë njoftuar me instrumentet që deputetët…
Prishtinë, 12 Janar 2024: Organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara ftojnë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencinë për Privatësi dhe Informacion që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata. Përmes vendimit nr.12/2022, ish-drejtori i Thesarit të…
Prishtinë, 10 Janar 2024: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të NED dhe RBF të mërkurën ka publikuar analizën “Kosova pa Strategji kundër Korrupsion (Dështimi i Qeverisë për miratimin e Strategjisë kundër Korrupsion dhe Komentet e IKD-së lidhur me Draft Strategjinë kundër Korrupsion). Luftimi i korrupsionit ka qenë njëra prej premtimeve kryesore me të cilat…