Plani i Veprimit për vitet 2021-2023 ishte pjesë kyçe e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL) 2021-2026. Ky plan përmbante aktivitete specifike, detajonte objektivat strategjike dhe specifike, përfshinte veprimet e nevojshme, përcaktonte institucionet përgjegjëse, koston financiare dhe treguesit për matjen e progresit. Megjithatë, deri në fund të vitit 2023, ky plan ka skaduar pa u bërë rishikimi i tij.
Strategjia kishte përcaktuar se ajo duhej t’i nënshtrohej një rishikimi afatmesëm, jo më vonë se fillimi i vitit 2024, për ta vlerësuar efektivitetin dhe efikasitetin e saj. Raporti Vjetor për Zbatimin e SSL-së për vitin 2023 thekson se rishikimi afatmesëm dhe hartimi i një Plani të ri të Veprimit për periudhën 2024-2026 kërkojnë analiza të sektorit, të cilat pritet të mbështeten nga partnerët zhvillimorë të Kosovës. Duke marrë parasysh këtë përcaktim, rishikimi afatmesëm duhet të kishte përfunduar deri më 31 mars 2024.
Megjithatë, ky obligim nuk është përmbushur, duke e lënë SSL-në pa Plan të Veprimit. Strategjia, ashtu siç është hartuar, nuk mund të zbatohet pa një plan konkret që përcakton veprimet specifike për institucionet përgjegjëse.
Gjatë muajit tetor 2024, Ministria e Drejtësisë, ka publikuar draft rishikimin e SSL-it në Platformën Online të Konsultimeve Publike, draft ky i cili është në kundërshtim me Strategjinë për Sundimin e Ligjit, për arsye se SSL është dashur t’i nënshtrohet rishikimit jo më larg se deri në fillim të vitit 2024 për të vlerësuar efektivitetin dhe efikasitetin e zbatimit të saj. Kështu, tanimë mund të konsiderojmë se një vit i Strategjisë për Sundimin e Ligjit, përkatësisht viti 2024, është i humbur.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dhënë komentet brenda afatit të caktuar për të cilat pret që ato të adresohen nga ana e institucioneve.
Rule of Law Strategy 2021-2026, without an action plan
The Action Plan for 2021–2023 was a cornerstone of the Rule of Law Strategy (ROLS) for 2021–2026. This plan outlined specific activities, strategic and targeted objectives, necessary actions, designated responsible institutions, financial requirements, and measurable progress indicators. Despite its critical role, the Action Plan expired at the end of 2023 without undergoing revision or extension.
The ROLS stipulated a mid-term review to be conducted no later than early 2024 to evaluate its effectiveness and efficiency. According to the 2023 Annual Report on ROLS Implementation, this mid-term review, along with the preparation of a new Action Plan for 2024–2026, necessitates comprehensive sectoral analyses, anticipated to be supported by Kosovo’s development partners. Based on these commitments, the mid-term review was expected to be finalized by March 31, 2024.
Unfortunately, this obligation was not fulfilled, leaving the ROLS without a new Action Plan. Without such a plan, the strategy cannot be implemented effectively, as it lacks clear actions and responsibilities for institutions.
In October 2024, the Ministry of Justice published a draft revision of the ROLS on the Online Platform for Public Consultations. This draft contradicts the strategy’s original timeline, which required the review to be completed by early 2024 to assess implementation progress. Consequently, the year 2024 can already be considered a lost year for the ROLS.
The Kosovo Law Institute has submitted comments on the draft within the prescribed deadline and expects these to be addressed by the relevant institutions.