Zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në numra

Zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në numra

Zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në numra

Më 11 gusht 2021 Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Strategjinë për Sundimin e Ligjit (SSL) për vitet 2021-2026. Kjo Strategji është derivat i procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit (RFSSL), i cili proces paraqet një prej iniciativave më të mëdha dhe më serioze për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Strategjia synon përmirësimin e funksionimit të institucioneve të drejtësisë, forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit dhe garantimin e barazisë para ligjit.

Në vitin 2022, vetëm 43% e aktiviteteve u realizuan plotësisht – një përqindje që, ndonëse pozitive, lë në hije 57% të aktiviteteve që mbeten të papërfunduara ose të pazbatuara. Mbi 45% e tyre janë realizuar vetëm pjesërisht, duke nxjerrë në pah mungesën e përkushtimit ose të burimeve të nevojshme për t’i çuar deri në fund. Ndërkohë, 12% e aktiviteteve as që nisën zbatimin.

Ndërsa pritjet për vitin 2023 ishin të larta, rezultatet janë edhe më të zymta. Përqindja e aktiviteteve të zbatuara plotësisht ra në 41%, ndërsa përqindja e aktiviteteve të pazbatuara u rrit në një shifër shqetësuese prej 24%. Kjo rritje tregon një stagnim të zbatimit dhe një përkeqësim të dukshëm të situatës. Edhe aktivitetet që janë realizuar pjesërisht pësuan rënie, duke arritur në vetëm 34%, çka nënkupton ngecje të theksuar në arritjen e rezultateve konkrete.

Dështimi për të mbajtur ritmin e zbatimit të strategjisë nuk është vetëm një statistikë – është një zhgënjim për qytetarët që shpresojnë në një system të drejtësisë të reformuar. Ky trend negativ tregon krizë serioze të menaxhimit institucional, të përqendrimit të burimeve dhe të koordinimit ndërinstitucional.

Implementation of the Rule of Law Strategy: Progress and Challenges

On August 11, 2021, the Government of the Republic of Kosovo approved the Strategy for the Rule of Law (ROLS) for 2021–2026. This initiative stems from the broader Functional Review of the Rule of Law System (FRRLS), representing a significant and comprehensive effort to advance legal and institutional frameworks in Kosovo. The strategy is designed to enhance the effectiveness of shared goals, combat corruption, and uphold equality before the law.

In 2022, only 43% of the planned activities were fully realized. While this represents progress, the remaining 57% of activities were either incomplete or unimplemented. Furthermore, over 45% of activities were only partially executed, highlighting gaps in commitment or resource allocation. Notably, 12% of activities remained in the initial stages of action.

The outlook for 2023 has been even more concerning. The percentage of fully implemented activities declined to 41%, while the share of unimplemented initiatives rose to an alarming 24%. This increase reflects stagnation and a deterioration in operational effectiveness. Additionally, partially implemented activities dropped to 34%, further underscoring the decline in tangible outcomes.

The inability to maintain progress in implementing the strategy is more than a mere statistic—it represents a profound disappointment for citizens who aspire to a reformed and functional justice system. This troubling trend underscores a significant crisis in institutional management, resource allocation, and inter-institutional coordination.