Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Sulmohet familja e Oliver Ivanovicit

Para pak çastesh është sulmuar familja e Oliver Ivanovicit në veri të Mitrovicës. Burime të Kosovapres-it bëjnë të ditur se persona të cilat dyshohet se janë të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, janë futur në banesën e Ivanovicit dhe kanë sulmuar gruan e tij.

Postim

Vëllezërit Hoxha mohojnë të kenë kërcënuar Eqrem Kryeziun

Arbnor Hoxha, kryetar i nëndegës “Lidhja Prizrenit”, dhe Besmir Hoxha, kryetar i Forumit Rinor të kësaj nëndege, në Prizren, kanë demantuar deklaratat e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, që kinse ai qenka kërcënuar fizikisht nga këta të dy.

Postim

Roli i sistemit të drejtësisë në vend në dhënien e leksionit përballë abuzueseve të votave në zgjedhjet e 2010-tës

Në Radio Televizionin e Kosovës u mbajt debati për të diskutuar për rolin e sistemit të drejtësisë në vend në dhënien e leksionit përballë abuzueseve të votave në zgjedhjet e 2010-tës. Në këtë debat morën pjesë përfaqësues nga organet e rendit, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Kryetari...

Postim

Kërcënohet fizikisht Eqrem Kryeziu

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit është kërcënuar me sulm fizik nga dy anëtar të partisë së tij. Kërcënimi ka ndodhur nj ditë para përfundimit të hartimit të listës zgjedhore.

Postim

Informata rreth projektit të përgjigjes së organeve të drejtësisë ndaj krimeve të mundshme në zgjedhjet 2013

Gjatë kësaj periudhe IKD, Instituti i Kosovës për Drejtësi, do të zbatojë projektin “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të organeve të drejtësisë për proces zgjedhor të lirë, drejtë dhe demokratik”, i cili ka për qëllim që të forcojë kapacitet dhe rrisë bashkëpunimin me organet e drejtësisë në luftimin e efektiv të çfarëdo lloj krimi që...

Postim

Komunikatë për media

Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, ka mbajtur takim me përfaqësues të KGJK-së, PK-së, KQZ-së, PZAP-it, IKD-së, dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Takimi ka pasur për qëllim koordinimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes të të gjithë akterëve të lartpërmendur. Hisedarët janë pajtuar që në kuadër të...

Postim

Takohen për zgjedhjet e 3 nëntorit

Me iniciativë të Kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh Kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, është mbajtur takim me disa kryesues të Institucioneve që do të përfshihen në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Postim

Iniciativë për parandalimin/luftimin e abuzimeve të mundshme gjatë zgjedhjeve

Me iniciativë të Kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh Kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, është mbajtur takim me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Enver Peci, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni, përfaqësuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor, z. Haki Krasniqi,  përfaqësuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, përfaqësues...