Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, ka mbajtur takim me përfaqësues të KGJK-së, PK-së, KQZ-së, PZAP-it, IKD-së, dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Takimi ka pasur për qëllim koordinimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes të të gjithë akterëve të lartpërmendur. Hisedarët janë pajtuar që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërmarrin masa dhe aktivitete në parandalimin dhe luftimin e abuzimit që mund të ndodh në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.