Ndërkombëtarët Kërkojnë Zgjedhje pa Manipulime

Ndërkombëtarët Kërkojnë Zgjedhje pa Manipulime

Derisa po bëhen përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve “historike” në Kosovë, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e ambasadave ndërkombëtare në Prishtinë, u bënë thirrje institucioneve vendore që më tre nëntor të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Cilësia e këtyre zgjedhjeve thuhet se do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian dhe në raportet ndërshtetërore me fuqitë e mëdha.