Prokuroria Trajtoi Mbi Dyzet Raste për Shkelje Zgjedhore

Prokuroria Trajtoi Mbi Dyzet Raste për Shkelje Zgjedhore

Raste me asgjësimin e dokumenteve të votimit, fotografim vote, dyshim të dhënies ose të marrjes së ryshfetit lidhur me votimet dhe disa shkelje tjera i kanë trajtuar të 50 prokurorët e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë zgjedhjeve të mbajtura të dielën. Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, të hënën, në një konferencë për media, kur foli për rastet e trajtuara nga këta prokurorë tha se zgjedhjet janë treguar të suksesshme, pavarësisht disa rasteve të paraqitura.