Guiltier: Zgjedhjet në Kosovë demokratike, mirë të organizuara

Guiltier: Zgjedhjet në Kosovë demokratike, mirë të organizuara

Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian ka vlerësuar se  zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, përveç pjesës veriore kanë qenë mirë të organizuara dhe se janë karakterizuar me një klimë demokratike. Roberto Gualtieri, shef i këtij misioni,  ka thënë se në pjesën veriore ka pasur kërcënim të votuesve. Mirëpo Gualtieri nuk ka dhënë detaje sa i përket procesit dhe incidenteve që kanë ndodhur në veri, duke thënë se të gjitha rekomandimet do të përfshihen në raportin përfundimtar. Sipas tij stafi vëzhgues i BE-së nuk është rrezikuar në momentin kur persona të maskuar u futën në qendrat e votimit në pjesën veriore, pasi që ishte tërhequr paraprakisht.