Ashton Lavdëron Zgjedhjet, Dënon Incidentet

Ashton Lavdëron Zgjedhjet, Dënon Incidentet

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, në një deklaratë të lëshuar të martën i vlerësoi zgjedhjet e 3 nëntorit si thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Ajo falënderoi misionin vëzhgues të BE-së dhe OSBE-në për ndihmën, ndërsa dënoi aktet e dhunshme në veri. Tha se hapat therë të procesit zgjedhor do t’i diskutojë me kryeministrat Thaçi e Daçiq, të mërkurën.