“Detyrë e OSBE-së ka qenë lehtësimi i procesit, jo siguria”

“Detyrë e OSBE-së ka qenë lehtësimi i procesit, jo siguria”

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claude Schlumberger, ka mbajtur sonte në orët e vona konferencë për gazetarë, në të cilën ka folur rreth incidenteve të dhunshme në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se procesi i zgjedhjeve ka qenë duke shkuar mirë deri në orën 17:00. Sipas tij, pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje deri në këtë kohë ka qenë në Leposaviq, 22 për qind, pastaj në Zubin Potok, 22 për qind, si dhe në Zveçan 11. 21 për qind.