IKD organizoi trajnim me qytetarë dhe studentë në Klinë për monitorimin e reformave në drejtësi

IKD organizoi trajnim me qytetarë dhe studentë në Klinë për monitorimin e reformave në drejtësi

IKD organizoi trajnim me qytetarë dhe studentë në Klinë për monitorimin e reformave në drejtësi

Klinë, 11 qershor 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të projektit të mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), ka organizuar një trajnim me qytetarë dhe studentë në Komunën e Klinës, me qëllim të rritjes së përfshirjes së qytetarëve në monitorimin e reformave në sektorin e drejtësisë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njoftuan me objektivat dhe aktivitetet e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021–2026, si dhe me rëndësinë e monitorimit të zbatimit të reformave nga shoqëria civile dhe qytetarët. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të institucioneve të drejtësisë në realizimin e objektivave strategjike dhe sfidave që kanë shoqëruar procesin e zbatimit.

Po ashtu, pjesëmarrësit diskutuan gjetjet e monitorimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, me theks të veçantë në ndikimin që ka pasur mungesa e institucioneve me mandat të plotë gjatë vitit 2025 në realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit. Në këtë drejtim, u trajtuan vonesat në proceset vendimmarrëse, miratimin e politikave dhe procedimin e reformave ligjore.

Pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte ndikimi që zbatimi i pjesshëm i Strategjisë për Sundimin e Ligjit ka pasur tek qytetarët dhe bizneset. Pjesëmarrësit diskutuan se pritjet për reforma më efikase në sistemin e drejtësisë kanë qenë të mëdha, veçanërisht në drejtim të rritjes së efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të sigurisë juridike dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik. Megjithatë, vonesat në zbatimin e aktiviteteve të parapara në Strategji kanë kufizuar rezultatet e pritshme dhe ndikimin e reformave në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në veprimtarinë e bizneseve.

Trajnimi synoi të fuqizojë rolin e qytetarëve në proceset e llogaridhënies publike dhe të promovojë pjesëmarrjen aktive në monitorimin e zbatimit të reformave në sundimin e ligjit.

Në aktivitet morën pjesë 9 qytetarë dhe studentë.