Krasniqi: Votat në Drenicë i vodhën të tjerët

Krasniqi: Votat në Drenicë i vodhën të tjerët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë në Drenas se popullit të Drenicës e Drenasit ju kanë vjedhur votat nga të tjerët, duke aluduar në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë Krasniqi e tha në fushatën përmbyllëse të Iniciativës Qytetare të Drenasit.

Sipas tij, Drenasi gjatë këtyre viteve ka parë padijen, aspak dashuri e respekt për banorët e Drenasit. Ai thekson se Drenasi me Iniciativën Qytetare do të sheh vijën, drejtësinë dhe dashurinë “për këta njerëz shpirtbardhë”.