Duam liderë legjitimë

Duam liderë legjitimë

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka bërë thirrje që askush të mos provojë të ndryshojë ose të ndalë votën e qytetarëve. Pak ditë para 3 nëntorit shefi i BE-së në Kosovë në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar recetën e zgjedhjeve të suksesshme.

Kosova pretendon që këtë të dielë të ketë zgjedhje sipas recetës së Zbogarit, por mungesë e një ndryshimi të sistemit të komplikuar zgjedhor, mosndryshimi i kulturës së partive politike dhe trashëgimia e rëndë e zgjedhjeve të kaluara mund ta shuajnë këtë qëllim.