Ashton fton për zgjidhje mosmarrëveshjesh zgjedhore Kosovë – Serbi

Ashton fton për zgjidhje mosmarrëveshjesh zgjedhore Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, që edhe sot t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë, njofton KTV.Ajo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian me kujdes do të përcjellë ecurinë e këtyre zgjedhjeve. Ashton ka thënë se “shumë njerëz në Prishtinë dhe Beograd kanë punuar shumë në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve”, duke theksuar gatishmërinë e kryeministrit serb dhe atij kosovar për këto zgjedhje. “Sot u bëj thirrje që të tregojnë vizionin dhe guximin e njëjtë, në mënyrë që këto zgjedhje të bëhen në mënyrë të respektuar”, është shprehur ajo.