Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) ka pritur në vizitë anëtarët e LEAP-it holandez

Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) ka pritur në vizitë anëtarët e LEAP-it holandez

Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) ka pritur në vizitë anëtarët e LEAP-it holandez

Prishtinë, 29 janar 2020 – Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova), të mërkurën, ka pritur në vizitë anëtarët e LEAP-it holandez, dy gjyqtarë holandez dhe përfaqësues nga Fair Trials dhe Komitetin e Helsinkit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rritjes të bashkëpunimit në mes të rrjetit LEAP.

Të pranishëm në këtë takim ishin z. Tomasz Kodrzycki, z. Tom van Assendelft de Coningh dhe znj. Gwen Jansen, avokatë të fushës penale dhe anëtare të LEAP-it holandez, z. Kees van der Weide dhe znj. Katerien Witteman, gjyqtarë në Holandë dhe dikur gjyqtarë në Kosovë, znj Annemiek van Goor nga Komiteti i Helsinkit dhe znj. Ilze Tralmaka nga Fair Trials.

Kurse, nga LEAP Kosova pjesëmarrës në takim ishin z. Ehat Miftaraj dhe z. Anton Ndrecaj nga organizatat e shoqërisë civile, znj. Gjylbehare Murati dhe znj. Albulena Ukimeri nga fusha akademike si dhe z. Kushtrim Palushi nga avokatia.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për raportin që ka të bëjë me “Avancimin e të drejtave të pandehurve në procedurë penale”, si dhe temat lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e përfaqësimit ligjor, letrën e drejtave, përfaqësimin ligjor sipas detyrës zyrtare dhe interesin e drejtësisë sipas Gjykatës Evropiane dhe Konventës për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin e Helsinkit, janë në proces të zbatimit të projektit “Avancimi i të drejtave të pandehurve në procedurë penale”, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë përmes Projektit MATRA.

Qëllimi i këtij projekti është promovimi i të drejtave të të pandehurve për një proces gjyqësor të drejtë në Kosovë. IKD përmes këtij projekti në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin e Helsinkit kanë themeluar Panelin Këshillëdhënës të Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova), i cili është në proces të anëtarësimit në Rrjetin e Ekspertëve Ligjor Evropian të Fair Trials (LEAP).